Shkup, 30 prill – Në Kuvend është mbajtur seanca konstituive e Grupit ndërpartiak parlamentar për ndjekje të implementimit të detyrimeve nga Procesi i Berlinit dhe axhenda reformuese nga Plani për rritje. Nisma për këtë Grup është ngritur në tetor të vitit të kaluar dhe e njejta është pranuar nga të gjitha partitë”, informojnë nga pres-shërbimi qeveritar.
Në konstituimin e sotëm të saj, formalisht për kryetar të Grupit, unanimisht është zgjedhir nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, me propozim të koordinatorit të BMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
“Milloshoski falënderoi për besimin dhe premtoi më shumë aktivitete për Grupin. Ai theksoi se formimi i këtij Grupi është me rëndësi të jashtëzakonshme për Parlamentin për të siguruar mbikëqyrje dhe mbështetje parlamentare në zbatimin e angazhimeve kryesore të reformave që rrjedhin nga Procesi i Berlinit dhe axhenda e re e reformave të Planit të rritjes, si prioritete strategjike të shtetit. Për ta bërë atë më të suksesshëm, ai propozoi anëtarësim jo vetëm të 29 deputetëve aktualë, por edhe të organizatave joqeveritare”, thuhet në komunikatën e Kuvendit.
Ggrupi ndërpartiak parlamentar për ndjekje të implementimit të detyrimeve nga Procesi i Berlinit dhe axhenda reformuese nga Plani për rritje do të merret me shkallën e realizimit të detyrimeve të ndërlidhura me Tregun e përbashkët rajonal, debatet publike dhe mbikëqyrëse me përfaqësues të pushtetit ekzekutiv, ndërsa në lidhje me projektet që janë pjesë e qëllimeve të Procesit të Berlinit, me prezantim të Kuvendit në ngjarjet rajonale dhe ndërkombëtare të organizuara në kuadër të Procesit të Berlinit, si dhe me aktivitete tjera të ndërlidhura me Planin për rritje të Komisionit Evropian.
Në Procesin e Berlinit marrin pjesë 9 vende anëtare të BE-së, si dhe Britania e Madhe, ndërsa para një viti nuk janë përfshirë vetëm qeveritë, por edhe parlamentet. Për momentin me Procesin e Berlinit kryeson Gjermania, por nga qershori kryesimin do ta ndërmarrë Britania e Madhe.