Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Formohet Komisioni që do të vlerësojë kushtet për mësimdhënie me prani fizike

Zhurnal Ads

Shkup, 1 shtator – Zhurnal.mk – Qeveria në seancën e sotme i emëroi anëtarët e Komisionit, i cili do të jep mendim nëse një shkollë e caktuar, sipas gjendjes epidemiologjike, i plotëson kushtet për mësimdhënie me prani fizike në objektet shkollore, në fakt do të shqyrtojë kërkesat e paraqitura nga komuna ose themeluesi i shkollës.

Qeveria i emëroi Elena Ivanovska nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Gjorgi Tasev nga zyra e kryeministrit dhe prim. dr. Gordana Kuzmanovska nga Ministria e Shëndetësisë.

Në të gjitha shkollat ​​që do të sigurohen kushte për prezencë të sigurt fizike të nxënësve, mësimi do të jenë në gjendje të fillojë në objektet, kumtoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska.

Qeveria në seancë, shqyrtoi dhe miratoi Informacionin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për zbatimin e mësimdhënies në shkollat ​​fillore dhe të mesme në vitin shkollor 2020/2021 dhe miratoi Planin për mësimdhënie në shkollat ​​fillore dhe të mesme.

Sipas Planit, Qeveria miratoi protokollet për realizimin e procesit arsimor me prani fizike të nxënësve në vitin e ri shkollor, si dhe Algoritmin për veprimin në shkolla në rast se një nxënës shfaqet me simptoma, të dyshimta/pozitive me Kovid-19.

Postime të ngjashme

Për 42% është ulur importi i automjeteve të përdorura

XH,I

Joveski: Po hetohen pasuri të tjera të patundshme për rastin “Parcelat në Vodno”

admin

Hulumtim: Mbi 83% e bullgarëve janë kundër negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...