Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Formula 1 në qiell: Makina e parë garuese bën fluturimin e parë, para debutimit të garës më vonë këtë vit

Makina e parë garuese fluturuese në botë, e cila shkon nga 0–100 kilometra në orë aq shpejt sa një makinë e Formula 1, ka dalë në qiell mbi shkretëtirën e Australisë Jugore për herë të parë përpara një debutimi në garë më vonë këtë vit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tri makina të tilla të pilotuara nga distanca do të zhvillohen në të gjithë botën – në vende akoma për tu zbuluar – si pjesë e nisjes së serive të garave të makinave elektrike të Airspeeder.

Siç shkruan DailyMail, makina e quajtur Mk3 Airspeeder, dhe e projektuar dhe ndërtuar nga ish-inxhinierë të McLaren, Jaguar, Rolls-Royce, Boeing dhe Brabham – do të fluturojë me shpejtësi midis 93 dhe 155 milje në orë (150 deri 250 km/orë) në varësi të terrenit, kanë thënë organizatorët.

Ajo thuhet se do të mundësohet nga një bateri litium polimer e cila e lejon atë të fluturojë për rreth 15 minuta.

Çdo garë do të zgjasë 45 minuta, që do të thotë se do të kërkohen dy ndalesa për të ndryshuar baterinë.

Kjo do të zgjasë rreth 20 sekonda – afërsisht në të njëjtën kohë me një ndalje mesatare të Formula 1 në vitet 1970, megjithëse sot skuadrat më të mira mund ta bëjnë atë në më pak se dy sekonda.

Siç vë në pah tutje DailyMail, fluturimi i parë i Airspeeder u zhvillua në një vend provë të fshehtë në shkretëtirën e Australisë Jugore muajin e kaluar, nën vëzhgimin e Autoritetit të Sigurisë së Aviacionit Civil të Australisë.

Postime të ngjashme

Një implant truri i mundësoi një njeriu të paralizuar të “shqiptonte” fjali të tëra

D V

Nokia prezanton XR20, telefonin e ri me qëndrueshmëri të madhe

D V

Telefoni më i vogël në botë – madhësia e tij është se e gishtit të madh

D V

Huawei publikon një imazh duke përdorur smartphonen P50 Pro

D V

Mbi 1,800 dronë u përdorën për ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike të Tokios

D V

Inteligjenca artificiale, droni autonom fiton garën ndaj dy pilotëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...