Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Fortnite gjen mbështetje nga komuniteti i gamerave, Tinder dhe Spotify në betejë kundër Apple dhe Google

Apple dhe Google në deklarata zyrtare thanë se Fortnite kishte lançuar një sistem pagesash në shkelje me rregulloren e App Store dhe Play Store.

Krijuesi i lojës Fortnite Epic gjeti mbështetjen e gamerave të platformës, Tinder, dhe Spotify në padinë e bërë në drejtim të Apple dhe Google pasi gjigantët e teknologjisë dëbuan lojën nga dyqanet e tyre të aplikacioneve.

Loja u dëbua sepse kishte shkelur rregulloren e pagesave duke anashkuar sistemet e Play Store dhe App Store dhe integruar një sistem të saj.

Epic nisi një fushatë në median sociale kundër prodhuesit të iPhone duke publikuar edhe një parodi të reklamës ikonike të 1984 të Apple me hashtagun “freefortnite” në Twitter që u bë popullor.

Gamerat me qindra mijëra ndjekës në YouTube ndanë opionet e tyre lidhur me situatën duke treguar mbështetje për Epic.

Apple dhe Google në deklarata zyrtare thanë se Fortnite kishte lançuar një sistem pagesash në shkelje me rregulloren e App Store dhe Play Store.

Epic nuk është i vetmi që ka shprehur ankesa lidhur me kompanitë. Spotify gjithashtu ka qenë një prej kritikëve të fortë të tyre. /PCWorld Albanian

Postime të ngjashme

Fotografitë e para tregojnë Samsung Galaxy S21 “Fan Edition”

S.B.

iPhone 11 Pro me “logo të gabuar” nga Apple shitet për 2,700 dollarë

S.B.

Zbulohet mikroçipi i cili tregon se jeni prekur me COVID-19 ende pa u shfaqur simptomat

S.B.

Bitcoin kalon përsëri vlerën 60 mijë dollarë

S.B.

Samsung Galaxy S21 FE vjen me një dizajn më “tradicional”

S.B.

Instagram ka lansuar një veçori të re për të konkurruar me Tik-Tok

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...