Forum i shoqërisë qytetare të Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Shkup

Shkup, 29 shtator – Forumi i tetë i shoqërisë qytetare i Ballkanit Perëndimor do të mbahet sot dhe nesër në Shkup, në organizim të Komitetit ekonomik evropian dhe social.

 

Në forumin, e organizuar nga EESK në bashkëpunim me Komisionin Evropian, do të marrin pjesë, midis tjerash folës dhe kryeministri Zoran Zaev, i cili do ta hapë forumin, Krista Shveng, kryetar i Komitetit evropian ekonomik dhe social, Oliver Varheji, komisar për fqinjësi dhe zgjerim, i cili do të drejtohet në mënyrë virtuale, si edhe Gasper Dovzhan, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë.

Në forumin do të diskutohet për atë se si të përmirësohet procesi i inkuadrimit – besueshmëria e perspektivës së BE-së për Ballkanin Perëndimor, rikuperimi post-kovidian – sfida dhe mundësi të Planit ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor dhe Tregun e përbashkët rajonal.

Në mesin e temave për të cilat do të bisedohet do të jenë edhe kontributi i organizatave të shoqërisë qytetare (OGO) për Agjendën e gjelbër dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Ballkanit Perëndimor si pjesë e procesit inkuadrues në BE, si edhe gjendja e dialogut social dhe hapësira qytetare e Ballkanit Perëndimor.

Related posts

Drejtoresha e ATSH-së dërgoi ngushëllime për viktimat nga zjarri në Tetovë

D V

Rasti “Tortura”/ Mijallkov dhe gjashtë të tjerë lirohen nga akuza

Z H

UT me rastin e zjarrit të mbrëmshëm u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More