Forum i sigurisë në Ohër: Qasje kolektive për përgjigje të suksesshme ndaj kërcënimeve të reja të sigurisë

Ohër, 27 shtator – Të punojmë kolektivisht që të mund me sukses të përgjigjemi ndaj kërcënimeve të reja të sigurisë, ka qenë porosia dërguar nga Forumi i sigurisë në organizim të Qendrës Marshall dhe Asociacionit Alumni në Republikën e Maqedonisë së Veriut që sot u mbajt në Ohër.

Fjalime hyrëse kanë pasur ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, ambasadorja e SHBA-së në vend, Kejt Mari Bërnz dhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Anke Hollshtajn.

Osmani në fjalimin para pjesëmarrësve të forumit ka theksuar përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në realizimin e qëllimit të saj strategjik për integrim të plotë në BE, pastaj duke theksuar gatishmërinë e pushtetit në vend që të jetë promovues i bashkëpunimit rajonal.

Bërnz ka theksuar mbështetjen e SHBA-së në përpjekjet reformuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ambasadorja e ka shfrytëzuar mundësinë të theksojë nevojën e përgjigjes kolektive në përballjen me kërcënimet e reja hibride, duke theksuar pastaj në atë rast nevojën dhe përcaktimin e ndërtimit të kapaciteteve adekuate.

Ambasadorja gjermane, Hollshtajn ka përsëritur mbështetjen e Berlinit në aktivitetet dhe hapat e mëtejmë të Maqedonisë së Veriut në BE. Duke u përqendruar në zgjedhjet e mbajtura në Gjermani, Hollshtajn ka thënë se dalja e madhe e qytetarëve të Gjermanisë në zgjedhje, vetëm konfirmon se demokracia funksionon edhe në kushte të pandemisë.

Në panelet e organizuara në kuadër të forumit krahas profesorëve nga “Qendra Xhorxh Marshal” do të kenë paraqitje dhe punime profesorë eminent dhe ekspertë nga sfera e sigurisë nga rajoni dhe më gjerë.

Related posts

BFI jep detaje për të shtënat drejt medresës “Isa Beu”

D V

OBRM-PDUKM: Mini-Shengeni nuk është një alternativë e BE -së

D V

Kyçyk: Vitin e ardhshëm do të organizojmë gara për histori me nxënës nga Maqedonia dhe Bullgaria

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More