Forum: Kuvendi mbetet në kursin reformues dhe vazhdon të punojë për anëtarësimin në BE

Shkup, 24 shtator – Kuvendi mbetet në kursin reformues dhe vazhdon të punojë I fokusuar në qëllimin strategjik, e ai është anëtarësimi I barabartë në Bashkimin Evropian, than ë fjalimin e vet nënkryetari I shtëpisë ligjvënëse, Goran Misovski në forumin e Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë “30 vite pavarësi e Maqedonisë së Veriut – Roli I Kuvendit në demokraci”.

 

Misovski theksoi se edhe krahas të gjitha përpjekjeve të fuqishme, reformat e zbatuara dhe rekomandimet nga Komisioni evropian, për fat të keq ndryshimin e shumëpritur serioz drejt më të mires, drejt perspectives evropiane të vendit tonë, ende nuk ndodhi. Siç shtoi, shkak është bllokimi nga Bullgaria që nuk ka të bëjë me reformat dhe arritjet e standardeve evropiane.

Sipas Misovskit, ky ngadalësim shtesë I procesit të zgjerimit mund ta dobësojë besimin në Bashkimin Evropian, që ndërkaq lë hapësirë për dukuri të proceseve nacionaliste dhe retrograde.

“Megjithatë shpresojmë se në periudhën në vijim do të gjindet zgjidhje për kontestin me Bullgarinë dhe këtë çështje bilaterale do ta zgjidhim në frymën e marëdhënieve të mira fqinjësore, dhe vlerat themelore evropiane të cilat janë pjesë e marrëveshjes për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim, të nënshkruar në vitin 2017”, shtoi nënkryetari I Kuvendit.

Ai në fjalimin e tij në forumin e sotëm përmendi se gjatë këtyre 30 viteve Kuvendi është përballur me numër të madh sfidash, por kanë arritur edhe shumë suksese.

“Kuvendi si shtëpi përfaqësuese dhe organ më I lartë ligjdhënës çdoherë ka qenë institucioni kyç për demokratizim të shoqërisë. Më 8 janar 1991 u konstituua Kuvendi I parë shumëpartiak, I cili aktivitetet e veta I kahëzoi drejt sjelljes së akteve të domosdoshme shtetformuese dhe dokumente të cilat qartë e shprehin dëshirën shekullore të qytetarëve tanë për ndërtim të shtetit të pavarur”, tha Misovski.

Ai përkujtoi se më 25 janar 1991, Kuvendi e miratoi deklaratën për pavarësi, ndërsa pas rezultateve nga deklarimi në referendum më 8 shtator 1991, I cili qartë dhe pa hamendje e tregoi vullnetin e shumicës së qytetarëve të jetojnë në shtet të vetin, Kuvendi më 17 shtator e miratoi deklaratën për shtet të Maqedonisë sovrane dhe të pavarur.

Në mbledhjen e mbajtur më 17 dhjetor, siç tha, Kuvendi e miratoi edhe deklaratën për njohje ndërkombëtare të shtetit si shtet Sovran dhe I pavarur.

Deputetët, siç përmendi, janë gjithnjë e më aktivë në politikën e jashtme përmes rrjeteve të vendosura të kontakteve dhe marrëdhënieve me Parlamente të tjera dhe asamble parlamentare ndërkombëtare.

Me atë rast, siç tha, ata I afirmojnë interesat nacionale të skenës ndërkombëtare, ndërsa përvojën e vet jashtë vendit e shndërrojnë në vendim më mirë të informuara në nivel nacional.

Prof.dr. Nporbert Lamert, kryetar I Fondacionit Konrad Adenauer dhe ish-kryetar I Bundestagut gjerman në video paraqitjen e tij theksoi se dallimi mes sistemeve politike në botë nuk është ekzistimi I qeverive, por është në atë nëse ka parlamente, nëse ata kanë ndikim të pavarur ndaj politikës së vendit, nëse e kanë komptencën për ligjvënie në vend.

“Vizita e zyrtares federale në rajon para disa ditësh qartë e theksoi interesimin gjerman, dhe Angela Merkel nuk la dyshim se për qeveritë e ardhshme federale vlejnë ato premtime të cilat I dhamë, e me atë është e lidhur edhe pritja për process adekuat në vendet partnere. Ne si Fondacion dëshirojmë ta japim kontributin tonë në këtë perspektivë evropiane”, konkludoi Lamert. 

Related posts

A1 Maqedoni paraqet “Sllavçon”, çetbotin e parë dhe të vetëm në gjuhën shqipe në rajon

V.E.

Suksesi i Taravarit në Komunën e Gostivarit shembull jo vetëm për Maqedoninë por edhe në rajon

N E

Urim nga ministri bullgar për Punë të Jashtme Stoev me rastin e Ditës së pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More