Getting your Trinity Audio player ready...
|
Shkup, 20 maj – Në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, sot do të mbahet Forumi i tretë për diplomacisë kulturore në organizim të Kabinetit të ish-presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov. Tema e forumit të sivjetshëm është “Zhvillim i qëndrueshëm dhe diplomaci kulturore – nxitje e partneriteteve globale”.
Në hapjen solemne, siç informojnë nga MPJTJ, do të drejtohen ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jahstme, Timço Mucunski.
Forumi do t’i bashkojë ekspertët nga fusha e diplomacisë kulturore, zhvillimit të qëndrueshëm dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, me qëllim avancimin e bashkëpunimit global dhe theksimin e kulturës si element kyç në ndërtimin e urave mes popujve.