Forumet rinore të 34 partive politike nënshkruan deklaratën për zgjedhje fer, të lira dhe demokratike

Shkup, 23 shtator – Forumet rinore të 34 partive politike sot nënshkruan deklaratën për zgjedhje fer, të lira dhe demokratike dhe kundër gjuhës së urrejtjes.

“Rëndësia e kësaj Deklarate dhe e ngjarjes së sotme është e rëndësisë së veçantë para se gjithash për vetë të rinjtë, për politikanët e rinjë por edhe për shtetin dhe shoqërinë në përgjithësi, me këtë Deklaratë të nënshkruar tregohet rëndësia dhe ndikimi i forumeve rinore të partive politike në shoqërinë tonë, tregohet legjitimiteti i tyre, kredibiliteti, por edhe kapaciteti për të zbatuar fushtë fer, të lirë dhe demokratike, përkushtime kundër gjuhës së urrejtjes dhe përkushtime për fushatë zgjedhore fer-plej”, deklaroi Biljana Janeva drejtore ekzekutive e Institutit OHRID, që ishte organizator i ngjarjes.

Me organizimin e këtij akti ceremonial, siç tha Janeva, duan të tregojnë se forumet rinore politike janë partnerë strategjik për organizimin dhe për zbatimin e zgjedhjeve.

Nënshkrues të Deklaratës së sivjetshme janë partitë politike: Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, Lidhja Demokratike Boshnjake, VMRO, VMRO- Partia Popullore, Zëri për Maqedoninë, Lëvizja BESA, Lëvizja për Unitetin Kombëtar të Turqve, Rimëkëmbja Demokratike e Maqedonisë, Partia Demokratike e Shqiptarëve, Partia Demokratike e Serbeve në Maqedoni, Lidhja Demokratike, Forcat Demokratike të Romëve, Bashkimi Demokratik për Integrim, Dinjiteti, E Majta, Inegra, Partia e Re Socialdemokrate, Partia e Vllehve në Maqedoni, Partia e Demokratëve të Bashkuar në Maqedoni, Lidhja e Romëve, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe Partia Socialiste e Maqedonisë.

Related posts

“Më të mirën për komunën time”- Marrëveshje e LSDM-së me 20 parti për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet lokale

D V

Flekenshtajn: BE-ja duhet të mendojë se si t’i ndryshojë rregullat e vendosjes me konsensus

R Zh

Prej sot deri të premten pagesë në faza të pensioneve të shtatorit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More