“Forumi Bled në Hijen e Ballkanit të Hapur”. Vuçiç: Mirë se vini”

Shkup, 31 gusht – Përpara takimit në Forumin Strategjik të Bledit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka postuar një foto në llogarinë e tij në “Instagram” krah Edi Ramës dhe Zoran Zaev, duke iu shprehur mirëseardhjen.

 

“Forumi Bled në Hijen e Ballkanit të Hapur”. Mirë se vini”, shkruan Vuçiç.

Forumi Strategjik fillon nesër në Bled, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të rajonit dhe vendeve të tjera evropiane, si dhe zyrtarëve të BE -së.

Mediat kosovare shkruajnë se Vuçiç ka ftuar për darkë kryeministrin shqiptar dhe atë të Maqedonisë së Veriut. Restoranti ku pritet të zhvillohet darka është në pronësi të Konsullit të Nderit të Serbisë në Slloveni, Tomaz Kavçiç.

Related posts

Qendra e Gjuhëve te Huaja- Shkup ofron kurse online për gjuhë të huaja

V.E.

Nxënësit e shkollave të Komunës së Çairit me suksese të reja

Z H

“Iniciativa 50 për qind barazi gjinore”: Gratë dinë dhe mund të krijojnë politika për shtet më të mirë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More