Agjencia Zhurnal.mk

Forumi Ekonomik i Vjenës, Maqedonia Veriore në fokusin e ngjarjeve prestigjioze të kryeqytetit austriak

Vjenë, 9 maj – Forumi Ekonomik i Vjenës, platforma ekonomike europiane me seli në Vjenë organizon edhe këtë vit forumin ekonomik nën moton “Perspektiva të reja në Republikën e Maqedonisë Veriore”. Ky forum pritet të mbahet në Vjenë më 20 maj 2019 në selinë e operatorit kryesor austriak të telekomunikacionit “A1 Telekom Austria Group”, ndërsa pjesëmarjen e kanë paraqitur një numër i madh i pjesëmarësve nga vendet e Ballkanit.

Forumi do të hapet nga Thomas Arnoldner, CEO dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të A1 dhe ambasadori Dr. Elena Kircheva, themelues, anëtar i bordit dhe sekretar i përgjithshëm i VEF. Moderator i tryezës së rrumbullakët mbi “Perspektiva të reja e Maqedonisë Veriore” do të jetë gazetari i njohur i ZIB 2, ORF Dr. Sonia Zagmeyster-Brandner.

Në programin ekspozues do të jetë kryeministri i Republikës së Maqedonisë Veriore z. Zoran Zaev. Me interes pritet dhe fjala e komisionerit Johanes Hahn. Projekte specifike në energji, infrastrukturë, bujqësi dhe financave, të cilat janë për t’u zbatuar në Maqedoni Veriore do të paraqiten nga Koço Angyushev, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Bujar Osmani, zëvendëskryeministri i Maqedonisë përgjegjës për çështje evropiane, Ministri i Financave të Maqedonisë, Dragan Tevdovski , Ljupço Nikolovski, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave.

Në emër të Forumit Ekonomik të Vjenës (VEF) do të marrin pjesë numër i madh i anëtarëve të Bordit të VEF, duke përfshirë Harald Neumann, CEO i Novomatik, Viktor Jakovich, CEO i Jackovich Ndërkombëtare LLC, SHBA, Stefan Shishkovich, zëdhënës i Bordit të Drejtorëve EVN, Heinz Messinger, CEO i AME International dhe të tjerë. Vitin e kaluar, Forumi ekonomik i Vjenës festoi 15 vjetorin e themelimit dhe u mbajt më 19 nëntor, 2018 në Vjenë nën moton “Politika plotëson ekonominë”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...