Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Forumi i gruas i BDI-së, panel diskutimi mbi pjesëmarrjen e gruas në politikë

Shkup, 12 prill, Zhurnal.mk – Forumi i gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim, sot përmes platformës zoom, organizoi Panel diskutim online me temë: “Pjesëmarrja e gruas në politikë në 20 vitet e fundit, avantazhet dhe disavantazhet”!

Panelistë ishin: Aleksandra Cvetkovska (përfaqësuese e NDI), Rina Ajdari (Deputete), Izet Mexhiti (Deputet), Vjollca Ademi (Deputete), Ajtene Qamili – Profesoreshë Universitare, Rizvan Sulejmani – Profesor Universitar, si dhe Talat Xhaferi – Kryetar i Kuvendit të RMV.

Duke vlerësuar nga ajo që u tha sonte nga të gjithë panelistët, mundemi të konkludojmë se shumë gjëra janë bërë dhe është arritur një nivel i ngritjes së vetëdijes duke i tejkaluar paragjykimet, traditat dhe janë zvogëluar barrierat për pozitën e gruas si në politikë ashtu edhe në shoqëri.

Por kjo nuk nënkupton barazi e plotë, andaj, duhet vazhduar edhe më tej me masat e mbështetura në normat ligjore dhe kushtetuese, konventat ndërkombëtare, që mbështesin të drejtat civile në baza gjinore, dhe përfshijnë mobilizim qytetar, ngritje te kapaciteteve, organizim i debateve të tilla, përkrahje masive të liderëve politik, janë rekomandimet për të vazhduar procesin e fuqizimit të gruas në politikë.

Postime të ngjashme

ASH-AA: Përshëndesim vendimin e Pendarovskit, Ligji të kthehet në Kuvend dhe tu shërbejë qytetarëve

R Zh

Buçi: Kishim mosmarrëveshje me Qeverinë

R Zh

Zaevi: Micotakisi zhvilloi disa ide për të hequr bllokadën bullgare dhe për të ndihmuar në rrugën tonë drejt BE-së

R Zh

MPJ-ja e Bullgarisë: Jemi të hapur për dialog me Maqedoninë e Veriut, takim do të ketë kur të plotësohen kushtet e nevojshme

R Zh

Hoxha opozitës: Nëse votoni ndryshimet të hënën, paret u lëshohen duhanprodhuesive deri të premten

N E

Janë ndarë certifikatat e pjesëmarrësve në programin “Menaxher të rinj dhe lider biznesi”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...