Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Forumi Investues i Odës: Transporti i mallrave duhet të jetë i papenguar

Shkup, 19 shkurt – Forumi Investues i Odës, si shoqatë e gjashtë odave nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, pjesë e së cilës është edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë i kërkon Qeverisë gjermane të tejkalojë vonesat në pikat kufitare gjermane sa më shpejt të jetë e mundur dhe të garantoj qarkullim të papenguar të mallrave.

Komuniteti i biznesit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor është i shqetësuar për masat e fundit të vendosura nga Gjermania, të cilat zbatohen për të gjithë personat që hyjnë në Gjermani që kanë qëndruar ose kaluar nëpër Sllovaki, Çeki dhe pjesë të Austrisë në 10 ditët e fundit. Për ta, nga 14 shkurti, vendoset detyrim për regjistrimin dhe paraqitjen e testit negativ PCR ndaj Kovid-19, dhe në disa raste edhe vendosjen në karantinë.

Forumi Investues i Odës u bën thirrje autoriteteve gjermane të marrin në konsideratë të gjitha opsionet për eliminimin e vonesave në transportin e mallrave përmes Gjermanisë dhe të përjashtoj shoferët profesionistë nga zbatimi i masave të vendosura, me çka do të zbatonin rekomandimet e Këshillit të BE-së në lidhje me përjashtimin e punonjësve transportues nga detyrimet për karantinë dhe të paraqitjes së testit negativ PCR, nëse paraqitet si dëshmi testi negativ i shpejtë i antigjenit.

“Transporti i mallrave, si qarkullimi i çdo ekonomie, nuk duhet të ndalet dhe duhet të zhvillohet në të gjitha kushtet. Imazhet e kufijve, të cilët ne i shohim këto ditë, ku ka radhë të më shumë se njëqind shoferëve që qëndrojnë me orë të tëra në kohë jashtëzakonisht të keqe në pritje të testimit janë vërtetë shqetësuese. Në këtë mënyrë, ata janë në rrezik më të madh të infektimit sesa sikur të ishin në kabinat e kamionëve të tyre. Pikërisht fakti që brenda kabinave shoferët mund të qëndrojnë të sigurt nga rreziqet e përhapjes së sëmundjes dhe nevoja për të garantuar qarkullim të qetë të mallrave në kushtet jashtëzakonisht të vështira në të cilat operon ekonomia evropiane për gati një vit nga autoritetet kombëtare. Gjatë pandemisë, duke filluar nga marsi i vitit 2020, shoferët profesionistë u përjashtuan nga të gjitha masat kufizuese dhe një qasje e tillë duhet të vazhdojë të zbatohet për këtë kategori në të ardhmen”, tha kryetari i Odës Ekonomike dhe nënkryetari i Forumit Investues të Odës, Branko Azeski. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Rasti Sazdovski/ Gjykimi për Jeton Luzhën vazhdon më 24 mars

Z H

Alternativa kërkon prolongim të regjistrimit derisa të zgjidhen problemet teknike

Z H

Edi Rama i gatshëm të presë Maqedoninë e Veriut për në konferencën e parë me BE

R Zh

Nikolla Dimitrov takoi Ambasadoren e Malit të Zi në vend, Marija Petroviq

R Zh

Simovski: Regjistrimi është në interes të qytetarëve të vendit

Z H

VMRO-DPMNE me propozim ligj të ri për regjistrimin e popullsisë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...