Agjencia Zhurnal.mk.

Forumi për Holokaustin/ Rama dorëzon emrat e rinj të hebrenjve të shpëtuar nga Shqipëria: Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Tradita vijon me afganët

“Të luftosh antisemitizmin nuk lidhet vetëm me luftën kundër kësaj murtaje përmes fakteve të Holokaustit, por me luftën kundër gjithçkaje raciste, fondamentaliste, përjashtuese për të tjera qenie njerëzore”.

Kështu ka deklaruar Kryeministri Rama në Forumin Ndërkombëtar mbi Përkujtimin e Holokaustit në Suedi, duke shtuar se “kjo është edhe arsyeja pse besoj fort që, jo vetëm antisemitizmi i drejtpërdrejtë, por çdo formë relativizmi apo zbutjeje, në emër të larmisë së opinioneve hap rrugë që kjo murtajë të hajë atë çka është e mirë brenda nesh dhe shoqërive tona”.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se Shqipëria është vendi i vetëm në Europë me më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore, bazuar te kodi i nderit të shqiptarëve.

“Do të merrte gjatë po të tregoja sesi ndodhi dhe arsyet për këtë, por në themel qëndron ligji ynë zakonor, kodi i nderit i shqiptarëve, kushtetuta jonë e parë, nëse mund ta them kështu, që nga mesjeta. E gjitha nis me një paragraf që thotë se shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Përkthimi fjalë për fjalë nuk është “e mikut” në kuptimin e njerëzve që fton, po e shtegtarit që, në kërkim të strehës, mund të të trokasë në derë. Pason një shpjegim të tërë për trokitjen në derë, detyrimin për ta hapur dhe ndëshkimi më i ashpër i ligjit zakonor është për ata që nuk e respektojnë këtë paragraf. Forma më e rëndë e çnderimit është të tradhtosh mikun”, tha ai.

Në këtë forum, Rama zbuloi se pas studimeve të kryera, numri i hebrenjve të strehuar në Shqipëri rezulton shumë më i lartë se sa dihej deri më sot. Listën me 3750 emra, Rama ia dorëzoi në forum, Kreut të Muzeut të Holokaustit.

“Sipas regjistrit të Yad Vashem-it (Muzeu i Holokaustit) hebrenjtë që u shpëtuan në Shqipëri ishin 2265 dhe kjo listë i përket vitit 2005… Por ne kemi vazhduar të studiojmë, kemi vazhduar të hyjmë më në thellësi përmes një ekipi shumë të mirë pranë Akademisë së Shkencave, i drejtuar nga një profesor i shquar dhe kështu sot, i dorëzova zotërisë së nderuar një listë të re, që shkon në 3750 emra. Ky është një kontribut shtesë që Shqipëria jep për muzeun ku jemi shumë krenarë të bëjmë pjesë, po aq sa jemi krenar që Shqipëria është vlerësuar ndër “Të drejtët mes kombeve”, për shkak të veprës së vet gjatë Holokaustit”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi se Shqipëria ishte vendi i parë që u hapi dyert dhe pranoi të strehonte 4000 afganë, pasi shqiptarëve u vjen natyrshëm t’i gjenden atij që është në nevojë, ashtu siç ishim ne tridhjetë vjet më parë, kur iknim nga regjimi brutal dhe gjetëm dyer që na u hapën kur kishim nevojë.

Related posts

Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

D V

Deputeti i opozitës shkon me çadër plazhi në Kuvend, kundërpërgjigje simbolike për Xhaçkën

D V

Shqipëria pritet të hapë tre ambasada të reja në Kenia, Indi dhe Indonezi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy