Foshnjat e lindura në këto data kanë shanse më të mëdha për sukses në jetë

Studiuesit e MyHeritage hulumtuan kur një mijë fitues të çmimeve prestigjioze kishin lindur për të zbuluar ditëlindjet që ka shumë të ngjarë të sjellin sukses.

 

Çmimet ishin Grammy, Oscars, kampionatet botërore, Globi i Artë, Çmimet Pulitzer, Çmimet Nobel, Çmimet Booker, Palmat e Artë dhe Lojërat Olimpike.

Nga 365 ditë në vit, 30 prilli doli të jetë dita që sjell më shumë fitues. Ndër një mijë fituesit ose kandidatët e përzgjedhur, 11 janë lindur në këtë datë.

Yjet e famshëm të lindur në këtë ditë janë reperi Travis Scott, aktorja Gal Gadot dhe aktorja Kirsten Dunst.

Data e dytë më e lidhur ngushtë me fitimin e çmimeve prestigjioze është 27 prilli. Janë gjithsej tetë nga një mijë fitues dhe kandidatë që u përzgjodhën në listën e ngushtë janë këngëtarja dhe fituesja e Grammy Lizzo si dhe aktorja dhe fituesja e Golden Globe Sally Hawkins, të cilat janë lindur në këtë ditë, shkruan KP.

Prilli rezultoi të ishte muaji më i suksesshëm dhe 99 fitues të çmimeve më prestigjioze u lindën këtë muaj. Nëntori zuri vendin e dytë me 94 fitues. Midis tyre është fituesja e Oscar dhe Golden Globe Anne Hathaway si dhe fituesi i yllit Michelin Gordan Ramsay.

Marsi ishte muaji i tretë më i suksesshëm, me 92 fitues. Sipas këtij hulumtimi, shkurti është muaji më pak i suksesshëm. Vetëm 58 fitues janë lindur në këtë muaj. Midis tyre është futbollisti dhe fituesi i Kupës së Botës Cristiano Ronaldo si dhe fituesi i Oskarit Daniel Kaluuya, shkruan The Sun.

Related posts

Muharrem Hasani me vetura luksi po pushon ne Shqipëri

A.S.

Nëse je akrep kush është shpirti binjak? Kombinimet perfekte në çift për çdo shenjë

D V

Do keni 1 takim me 1 person qe do ju ndryshoje jeten/ Astrologia Meri paralajmeron keto 3 shenja

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More