Maqedoni

Foto: Jankullovska me pranga në duar dërgohet në gjykatë për seancë gjyqësore

Zhurnal Ads

Shkup, 30 shtator – Zhurnal.mk – Ish ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankulloska, e cila pardje u dërgua për vuajtje të dënimit në burgun e Idrizovës për rastin “Tanku”, sot përsëri nga atje është dërguar në Gjykatë për një rast tjetër, e ajo është “Target – Fortesa”, informon Zhurnal.

Ajo sot është dërguar në Gjykatë por me pranga në duar. Në seancën e sotme duhet të dëgjohen 20 dëshmitarë, mes ët cilëve Meri Jordanova Çançareviq, Igor Ivanovski, Goce Trpkovski, Zore Temellkovski, Vlladimir Pivovarov dhe të tjerë.

Të akuzuar në këtë lëndë janë Sasho Mijallkov, Gordana Jankulloska dhe disa persona të tejrë nga DSK dhe kjo lëndë ka të bëjë me përgjimet ilegale që kishin ndodhur përgjatë viteve 2008 dhe 2015.

Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësja Xheneta Begtoviq, derisa lënda përfaqësohet nga prokurorët Trajçe Pelivanov, Lençe Ristoska dhe Artan Ajro.

Gjykimi pati filluar më 22 dhjetor 2017 dhe ndodhet në fazën finale.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Panovski: Reziku nga Covid 19 në shkolla do bëhet më i madh kur do ketë ndotje të ajrit

T E

Qytetarët “ndryshojnë” etninë për t’u punësuar, Qeveria pa plan konkret për manipulimet

XH,I

Skepticizëm rreth fillimit të negociatave për Maqedoninë e Veriut

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...