Agjencia Zhurnal.mk.

Fotografia e fundit e përbashkët para largimit: Blinken publikon imazhin e ambasadorit dhe punonjësve të ambasadës amerikane në Kabul

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka publikuar në Twitter fotografinë e fundit të përbashkët të zyrtarëve të ambasadës amerikane në Kabul, pasi në këtë vend gjatë 30 gushtit, një ditë para afatit – ka përfunduar operacioni i evakuimit.

Në fotografinë e publikuar nga Blinken shihet ambasadori amerikan në Afganistan, Ross Wilson, me flamurin amerikan në dorë të mbështjellë në formë trekëndëshi dhe zyrtarët e tjerë të ambasadës – që sipas gjitha gjasave është shkrepur në aeroportin e Kabulit para aeroplanit transportues, transmeton Telegrafi.

Të gjithë punonjësit e ambasadës shihen në fotografi, të veshur kishin jelekë antiplumb.

“Falënderim i veçantë ambasadorit Wilson dhe ambasadorit Bass, dhe ekipet të ambasadës amerikane në Kabul për punën dhe guximin për t’i dërguar njerëzit në ambient më të sigurtë”, ka shkruar Blinken. 

Related posts

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak rus në Krime

Xh M

Zef Berishaj atdhetari që dhuroi 50 mij dollarë për ndërtimin e Kishës në malin e Kakariqit

Xh M

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy