Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Fotografitë e shtëpisë së pazakontë në Japoni bëhen virale në internet

Fotografitë e një shtëpie të pazakontë nga Japonia u bënë virale në mediat sociale dhe lanë shumë të habitur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për fotografitë virale që u postuan fillimisht nga përdoruesi japonez i Twitter, Yuko Mohri, por që nga ajo kohë janë shpërndarë mbi 20,000 herë vetëm në atë rrjet social.

Ato tregojnë se si duket një shtëpi e vendosur në shkallët prej betoni shumë të ngushta.

Një skenë e tillë do të tërhiqte vëmendjen kudo në botë, por habia e shumë njerëzve është edhe më e madhe duke pasur parasysh që shtëpia është e vendosur në Japoni ku ndodhin shpesh tërmete të forta.

Pasi fotot u bënë virale, shumë pretenduan se ishte e përpunuar me Photoshop.

Por përdoruesit e Twitter shumë shpejt gjetën foto nga Google Earth ku shtëpia duket edhe më e çuditshme.

Disa pretenduan se modeli i çuditshëm e ndihmoi pronarin të kursente në taksat e pronës, ndërsa të tjerët dyshuan se ishte zgjidhja e vetme për të krijuar dy hapësira parkimi nga parcela e vogël.

Sido që të jetë rasti, shumë janë të mendimit se kjo është një nga shtëpitë me dizajn më të çuditshëm që kanë parë ndonjëherë.

Postime të ngjashme

Pas një dite me alkool, 26-vjeçarja nga Delaware hipën mbi qafën e mikut – rrëzohet me fytyrë për tokë dhe mbetet pa disa dhëmbë

S.B.

Parashutisti spanjoll hidhet nga 3.700 metra, zbret në tokë me 120 kilometra në orë – arrin ta kap kanaçen me precizitet të paparë

S.B.

Universiteti i Kentuckyt gabimisht u dërgon 500 mijë mesazhe pranimi nxënësve

S.B.

Pas një viti gjen telefonin në liqenin e tharë në Tajvan

S.B.

Gjenden dëshmi “të forta” për ekzistencën e forcës së re natyrore

S.B.

Akulli rreth Antarktikut mund të shembet nëse temperaturat globale rriten për 4 gradë celsius

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...