Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Fotografohet gjatë testimeve modeli i ri elektrik i Volkswagenit

Zhurnal Ads

Është kapur gjatë testimeve versioni tërësisht elektrik i Volkswagenit “ID.6 SUV”. Ai pritet të lansohet vitin e ardhshëm për tregun kinez, teksa s’ka asnjë fjalë për tregun evropian.

Modeli i ri ishte paralajmëruar si koncept në panairin e 2019-s në Shangai.

“ID.6” do të ketë fytyrën e njëjtë të familjes “ID”, me drita e formën e njëjtë të strukturës.

Edhe pjesa e pasme e automobilit do të jetë identike me modelin “ID.4”, shkruan “Auto-Express”.

Ngjashmëritë nuk mungojnë as në brendi të modelit. “ID.6” do të ketë një çift motorësh elektrikë, një para dhe një pas në veturë, që bashkë kanë kapacitet prej 302 kuajfuqish e përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë e arrin për më pak se shtatë sekonda.

Ende s’dihet sa mund të ecën kjo veturë me një mbushje të plotë të baterisë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Mercedesi i ri me dizajn dhe teknologji moderne nuk do të ketë timon

S.B.

Çifti paditi Mercedesin sepse kanë frikë të ngasin veturën e tyre S-Class

S.B.

BMW lajmëron se do të shfaqë gjithë detajet e iNext me 11 nëntor

Z H

Risia në Kinë – Taksi robot

admin

Pamjet e para të Volkswagen Tiguan X

admin

Versioni i ri i Toyotas fillon testimet, publikohet vitin e ardhshëm

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...