Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Fotografoi trupin e pajetë të Maradonës, largohet nga puna dhe kërcënohet me jetë punëtori

Zhurnal Ads

Diego Molina ka marrë kërcënime me vdekje për shkak se e kishte fotografuar trupin e pajetë të legjendës së futbollit. Ai kishte pozuar me Maradonën e ndjerë, duke ia vendosur njërën dorë të tij në kokën e Maradonës dhe tjetrën duke ngritur një gisht të madh.

Molina ishte një nga punëtoret e ngarkuar me përgatitjen e trupit të pajetë të Maradonës, para se ta shihnin arkivolin e hapur familja dhe miqtë dhe para se të dërgohet në pallatin presidencial në Buenos Aires, raporton Gazeta Express.

Përleshjet shpërthyen ndërsa tifozët dëshironin për të parë arkivolin – i cili ishte i mbuluar me një flamur argjentinas dhe fanellën me numër 10 të Maradonës .

Që kur fotografia e tij u shpërnda në rrjetet sociale, punëtorit të varrimit Molina i janë dërguar kërcënime me vdekje nga tifozët e zemëruar. Disa kanë kërkuar që atij t’i hiqet shtetësia argjentinase.

Pronarët e sallonit të varrimit Sepelios Pinier konfirmuan për mediat lokale se punëtori ka humbur punën e tij.

Një tifoz i Maradona-s që pa foton shkruajti: “Unë dua që kjo tullace e shëndoshë që bëri një fotografi të trupit të Diegos të vdekur. Unë dua që ai të jetë i vdekur. I VDEKUR.”

Punëtori i sallonit të varrimit Diego Molina, ka marrë kërcënime me vdekje nga tifozët e futbollit pasi kishte postuar foton pranë arkivolit të hapur të Diego Maradonas./

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Amaneti i Maradonës: “Mbi varrin tim dua të shkruhet….”

E.E.

E bleu për 8.2 milionë dollarë, pamje brenda apartamentit luksoz të Messit

T E

Benzema: Jam krenar dhe i lumtur që i rrëzova nga froni Messi dhe Ronaldon

E.E.

Laura Fazliu, shpallet nënkampione e Evropës për juniore

S.B.

Interi dhe Lautaro do t’i vazhdojnë bisedimet për kontratë të re

E.E.

Zyrtare: Kosova luan miqësore me Shqipërinë muajin e ardhshëm

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...