Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Petro Gjikuria e ka ndjekur deri në fund procesin e numërimit të votave në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve në Himarë.
Teksa është numërua dhe kutia e fundit, Gjikuria i shoqëruar nga bashkëshortja e tij është larguar nga KZAZ, ndonesë shifrat nuk ishin premtuese për të më herët.
Petro Gjikuria garoi përballë Vangjel Tavos në garën për bashkinë e Himarës, i cili fitoi me 1477 vota diferencë.