Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

FOTOT/ Seanca e parë plenare pa Bashkim Finon, deputetët mbajnë një minutë heshtje

Kjo është seanca e parë plenare që zhvillohet pa deputetin Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta në 29 mars 2021, pas komplikacioneve që i shkaktoi koronavirusi.

Sot nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi ftoi pjesëmarrësit në këtë seancë që të mbanin një minutë heshtje në nder të tij.

Pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama në fjalën e tij që mbajti në sheshin “Skënderbej” u shfaq i prekur për humbjen e Finos dhe për faktin se ai nuk ishte mes tyre për të festuar fitoren.

Teksa po komentonte faktin se sa e përçarë është klasa politike shqiptare, dhe ndërsa i bëri sërish thirrje Bashës që të bashkëpunonte me PS për të çuar para reformat për të mirën e vendit, theksoi se u desh të largohej nga kjo jeta Bashkim Fino që klasa politike të linte pas mllefet dhe t’i shprehte ngushëllimet familjes së tij.

Postime të ngjashme

Drejtuesi i një automjeti humb kontrollin dhe më pas përplas disa makina në Durrës

N E

Agjencia e njohur e lajmeve nga Brukseli, EurActiv: Edi Rama serish në parlamet futi persona me precedent penal

N E

Adelheid Woelfl: BE nuk ka plan të ndajë nisjen e negociatave për Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut

N E

Një vrasje tjetër është regjistruar këtë të martë në qytetin e Elbasanit

N E

Komiteti Mysliman i Shqipërisë ka ardhur me njoftim zyrtar për festën e Fitër Bajramit

N E

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranon kërkesa ankimore të PD, LSI dhe VV

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...