Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Fqiu denoncoi fqiun, policia intervenon nëpër ahengje të palejuara

Shkup, 1 janar – “Po urdhëroni! Thatë se doni të paraqitni një festë? A është në Shkup?”

Një qytetar denoncoi në polici fqiun e tij i cili kishte organizuar festë për Vitin e Ri me më shumë njerëz dhe muzikë. Denoncime të tilla kishte shumë në numrin e telefonit falas që e kishte promovuar MPB si projekt për paraqitjen e çfarëdolloj parregullsie apo shkelje të protokolleve shëndetësore gjatë festave të fundvitit.

E festë me rreth 100 njerëz kishte edhe në një hotel.                                                                               “A e dini emrin e hotelit? A po ndodhë në këtë moment? Muzikë, gjëra të tilla a dëgjohet? Ka vetëm prani të njerëzve ashtu? Ju faleminderit për informacionin. Natën e mirë”.

“Rreth 100 njerëz janë mbledhur në festë me muzikë të zëshme”.

Efektivi i policisë i kërkon koleges së tij që të dërgojë ekip policie për patrullim.

“Duhet të bëhet  kontroll, ka prezencë të njerëzve. Kur të ktheheni më informoni”.

Thirrje të tilla ekipet kujdestare pranuan deri në orë të vona të natës.

“Urdhëroni! Në Obleshevë. Tek shenja e parë e Stop-it! A e di si quhet pronari! A është në shtëpi? A po bëjnë festë? Çfarë ka atje? Ju faleminderit për informimin!”.

“Bëni kontrolle sepse kemi paraqitje për festë. Është mbledhur një numër i madh i njerëzve. Kur të ktheheni informoni!”.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski e ka vlerësuar si të qetë natën e ndërrimit të motmoteve, pa prishje të mëdha të rendit publik dhe qetësisë, ndërsa janë caktuar nëntë kallëzime për ahengje të palejuara dhe grupime të më shumë se katër personave në objekte private.

“Bëhet fjalë për pastrim të plotë dhe dokumentim të rasteve. Në numrin telefonik falas që e kemi promovuar si projekt për paraqitjen e çfarëdolloj mosrespektim të protokolleve shëndetësore nga 28 dhjetori në orën 12:00 deri më 1 janar në ora 11:00, janë regjistruar 62 shkelje. Ndërsa në periudhën prej orës 19:30 më 31 dhjetor deri në orën 8 më 1 janar 2021, ka pasur 22 kallëzime. Janë kontrolluar 288 objekte hotelerike në Shkup dhe ka dy të arrestuar”, deklaroi Spasovski.

Gjatë natës janë regjistruar 16 vepra penale, 13 kundërvajtje, ndërsa nuk ka pasur aksidente me pasoja vdekjeprurëse, vetëm në territorin e SPB Kumanovë nuk ka të regjistruar asnjë vepër penale.

Postime të ngjashme

Petrovska: Nuk ka mbikëqyrje mbi punën e sistemit për përgjim

T E

Qeveria: Nuk ka kërkesë nga Bullgaria që komuniteti etnik bullgar të përfshihet në Kushtetutë

T E

Filipçe: E ndjekim situatën, javën e ardhshme do të vendosim se a nevojiten masa resteriktive shtesë

T E

Komisioni për mbrojtje dhe siguri debaton mbi Ligjin për shtetësi, ja qëndrimet

T E

Deputeti Rexhepi takon kreun e Sarajit, Bexhetin: Diskutohet ndërtimi i urës në Llokë

T E

PE kërkon që Shkupi dhe Tirana të fillojnë negociatat, vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformat

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...