FR-BDI në Tetovë aksion me rastin e 7 Prillit ditës Botërore të Shëndetit

nga Redaksia
Getting your Trinity Audio player ready...

Tetovë, 7 prill – Forumi rinorë i BDI-së në Tetovë sot me rastin e shënimit të ditës botërore të shëndetit 7 Prill, ka organizuar një aksion në sheshin e qytetit të Tetovës duke hapur një pikë kontrolli ku këtij aksioni iu bashkua edhe kandidati për president i BDI-së, doktori Bujar Osmani dhe sekretari i përgjithshëm i BDI-së Faton Ahmeti.

Me rastin e 7 Prillit, Ditës Botërore të Shëndetit, rinia tetovare e Frontit Europian sot në sheshin e Tetovës hapi një pike kontrolli falas për qytetarët.

Me prezencën e tij na nderoi edhe kandidati i Frontit Europian, Doktor Bujar Osmani, i cili edhe në këtë agjendë të ngjeshur nuk hezitoi që të kujdeset për shëndetin e qytetarëve, ashtu siç ka bërë çdo herë.

I përgëzojmë profesionistët e rinj të shëndetësisë për iniciatvën dhe kujdesin e treguar ndaj qytetarëve.

Padyshim që e ardhmja e këtij vendit janë rinia e shëndoshë dhe aktive!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More