Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

“Framing Britney Spears” bën që mediat t’i kërkojnë falje

“Të gjithë thonë fjalë për mua. Pse thjesht nuk më lënë të jetoj”, këndoi Britney Spears në këngën e saj “My Prerogative” në vitin 2004, tani pas pesëmbëdhjetë viteve me lansimin e dokumentarit të saj “Framing Britney Spears”. Këto fjalë kanë filluar të dëgjohen sërish, shkruan BBC.

The New York Times me dokumentarin vë në theks trajtimin që i ishte bërë këngëtares nga mediat para ndërprerjes së karrierës në vitin 2007 dhe mosmarrëveshjes me menaxherin, e që do të thotë së ajo nuk kishte kontroll në shumë aspekte në jetën dhe karrierën e saj.

“Ne të gjithë jemi fajtorë për atë që i ka ndodh Britney Spears” kishte shkruar një kërkim falje magazina Glamour në Instagram të martën.

Edhe blogeri Perez Hilton njësoj është shprehur që i vie shumë keq se si ishte sjellë me Britney.

Përveç mediave në jetën e këngëtares ndikoi keq edhe ndarja me Justin Timberlake, i cili kishte shpërndarë thashetheme për identitetin e Britney përfshirë këtu videon e këngës së tij “Cry Me a River” ku duket sikur Britney e kishte tradhtuar.

Ndërsa ndarja shumë publike nga bashkëshortin e saj Kevin Federline, ndodhi në 2007 ku Britney kishte rruajtur kokën në pamje të plotë të kamerave, duke vepruar në mënyrë të parregullt dhe ishte dërguar në spital me një ambulancë. Ajo u mbajt në spital pasi u konsiderua një rrezik për veten dhe të tjerët.

Pas problemeve me shëndetin mendor që nga 2008 menaxhimin e Briteny e morri babai i saj, i cili sipas këngëtares nuk ishte më i mirë. Ajo tani kërkon që të largohet nga babai dhe që ai të mos e kontrolloj më jetën dhe karrierën e saj.

Postime të ngjashme

Rita Ora zhvendoset përgjithmonë në Los Angeles me të dashurin dhe nuk është kthyer në Evropë që nga shkelja e rregullave anti-COVID

D V

Kenan Imirzaliologu tregon se pse e kishte marrë mbiemrin “Mehmet Kosova” në serialin e shumë shikuar turk

D V

Vesa Luma ironizon duke publikuar fotografi nga dekorimi i Goran Bregovicit në Serbi: Urime urime

D V

Kendall Jenner paditet për 1.5 milionë euro për shkelje të kontratës

D V

Rihanna zyrtarisht miliardere dhe artistja femër më e pasur në botë!

D V

Nuk ka hatërmbetje! Princi William dhe Kate Middleton ishin të parët që i uruan ditëlindjen e 40-të kunatës Meghan Markle

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...