Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Franca dëbon familjen boshnjake që e qethi vajzën sepse e dashuronte një serb

Zhurnal Ads

Autoritetet franceze kanë dëbuar një familje nga Bosnja dhe Hercegovina pasi ata kishin rrahur vajzën e tyre dhe ia kishin qethur flokët vetëm për shkak të vendimit të saj, që të martohej me një serb. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme Franceze, njoftoi Reuters.

Në komunikatën e ministrisë thuhet se pesë anëtarë të familjes së vajzës, të cilët jetonin në qytetin lindor të Besancon, u deportuan në Sarajevë këtë mëngjes, më 24 tetor.

“Ky dëbim nga territori kombëtar është pasojë e sjelljes së papranueshme të familjes në gusht të këtij viti, përkatësisht rrahjes dhe rruajtjes së flokëve të një vajze që ishte e dashuruar me një të ri serb, një person i një feje tjetër,” sqaroj ministria.

Deklarata shton se vajza e mitur do të mbetet nën përkujdesje të shërbimit social dhe pasi të mbushë moshën madhore, ajo do të fitojë të drejtën e qëndrimit në Francë.

Mediat franceze njoftuan në gusht të këtij viti se familja boshnajke Zairoviç kishte rrahur një vajzë myslimane 17-vjeçare nga Bosnja dhe Hercegovina dhe ia kishte rruar flokët vetëm sepse ajo dëshironte të martohej me një serb 20-vjeçar.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ministri turk: Kemi njerëz nën rrënoja (VIDEO)

S.B.

Biden emëron Xavier Becerra si sekretarin e Shëndetësisë

S.B.

Afrikë, 428 viktima dhe afro 18 mijë raste të reja me COVID-19

S.B.

Biden pritet të emërojë Lloyd Austin si shef të Pentagonit

S.B.

Ja si duket qyteti më i ftohtë në botë

T E

Lavrov anulon vizitën në Ballkan, shkak koronavirusi

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...