Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Franca dhe Gjermania përgatiten për ashpërsim të masave të kufizimit

Zhurnal Ads

Franca dhe Gjermania pritet të ashpërsojnë masat e kufizimit teksa rritet numri i të infektuarve me koronavirus nëpër Evropë.

Shtetet e Bashkuara, në anën tjetër, po përballen me normat më të larta të infektimit prej kur ka shpërthyer virusi.

Spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv janë duke mbushur në Evropë, meqë numri i të infektuarve është dukshëm më i madh sesa në muajt mars dhe prill, kur masat e izolimit patën ndalur hovin e virusit.

Gjermania pritet të ashpërsojë kufizimet, kur kancelarja gjermane, Angela Merkel të takohet me udhëheqësit e 16 landeve ditën e mërkurë.

Në mesin e mesave që do të shqyrtohen janë edhe mbyllja e restoranteve, bareve dhe muzeve, si dhe ndalimi i organizimeve tjera.

Italia dhe Spanja janë në mesin e shteteve evropiane që janë detyruar të vendosin kufizime të reja për koronavurus, ndërkohë që Franca është duke analizuar nëse mund të aplikojë masa më të vështira.

Në kohën e rritjes së shkallës së infektimit, autoritetet ruse kanë vendosur që vendosjen e maskës ta bëjnë të detyrueshme në hapësira publike, transport publik dhe ashensorë.

Rusia renditet e katërta në botë për nga numri i infektimeve të regjistruara, 1,540,000, përfshirë 26,000 vdekje.

Në Shtetet e Bashkuara, numri i infektimeve brenda ditës është duke u rritur në 47 shtete, derisa i të vdekurve në 34.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i rasteve të reja në SHBA, brenda shtatë ditëve, ka arritur në rreth 73,000.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Pse Indonezia vaksinon së pari popullsinë që punon, e jo të moshuarit?

S.B.

Ulet ndjeshëm numri i të infektuarve në Itali, 415 të vdekur në 24 orë

T E

Suedi: Mbi 30 fëmijë në rrezik jete nga COVID-19

S.B.

Zvicra miraton vaksinën e Pfizer/Biontech

T E

Irani, `festë` për largimin e Trump: Biden t’i rikthehet paktit bërthamor

S.B.

Kabul, 20 të vrarë nga një sulm në universitet

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...