Bota

Franca e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme deri më 16 shkurt

Franca e ka vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme deri më 16 shkurt për shkak të numrit në rritje të rasteve të infeksionit me koronavirus.

Për shkak të mungesës së kuorumit gjatë seancës së Asamblesë kombëtare të martën, gjendja e jashtëzakonshme u zgjat vetëm deri më 14 dhjetor.

Megjithatë, votimi u zhvillua përsëri dje dhe gjendja e jashtëzakonshme u zgjat deri më 16 shkurt.

Gjendja e jashtëzakonshme pandemike dymujore, e shpallur në muajin mars për dy muaj, u rinovua më 17 tetor me dekret të Qeverisë.

Kjo i jep Qeverisë fuqi për të kufizuar të drejta të caktuara të qytetarëve në tërë vendin ose në rajone të caktuara.

Postime të ngjashme

Po kryeson në garë/ Biden del në konferencë dhe flet si fitimtar: Do punoj fort dhe për ata që s’më kanë votuar

T E

Miku i Trumpit, senatori republikan: Biden duhet të ketë qasje në njoftimet e klasifikuara

T E

OBSH: Të shmangen izolimet masive

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...