Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Franca i bënë thirrje Gjermanisë që të tërhiqet nga projekti i gazsjellësit rus ‘Nord Stream II’

Franca të hënën i ka kërkuar Gjermanisë të tërhiqet nga projekti i tubacionit rus të gazit “Nord Stream II”.

Kjo kërkesë e Francës vjen si notë proteste pas arrestimit nga ana e autoriteteve ruse të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

“Ne gjithmonë kemi thënë se, kemi dyshimet më të mëdha mbi këtë projekt në këtë kontekst”, thotë ministri i Çështjeve Evropiane, Clement Beaune për radion France Inter, përcjell Telegrafi.

I pyetur posaçërisht nëse Franca dëshironte që Berlini të heqë dorë nga projekti, Beaune tha se, “në të vërtetë, ne tashmë e kemi thënë këtë”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe disa vende evropiane si Polonia kanë kritikuar projektin ‘Nord Stream II’, duke thënë se gazsjellësi do të rrisë varësinë e Gjermanisë dhe BE-së nga Rusia për furnizim me gaz.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka insistuar që puna në projekt të rifilloi, pas gati një viti për shkak të sanksioneve amerikane.

Beaune tha se udhëheqësit evropianë po shqyrtojnë sanksionet e reja kundër Rusisë lidhur me shtypjen nga ana e presidentit Vladimir Putin të opozitës së udhëhequr nga Navalny, i cili u arrestua më 17 janar dhe po përballet me një gjyq që mund të burgoset me vite të tëra.

“Sanksionet janë vendosur tashmë, ne mund ta bëjmë atë por duhet të jemi të qartë, ato nuk do të jenë të mjaftueshme. Është një vendim për Gjermaninë, sepse tubacioni është në Gjermani”, tha Beaune.

Më 19 janar, Shtetet e Bashkuara sanksionuan një anije ruse për vendosjen e tubave në përpjekjen e tyre të fundit për të ndaluar projektin, i cili është 94 për qind i përfunduar.

Postime të ngjashme

BE përsërit thirrjen kundër mohimit të gjenocidit në Srebrenicë

D V

JP Morgan bëhet banka e parë e madhe amerikane që pranon transaksione me kriptomonedha

D V

Protestuesit ia mësyjnë parlamentit sllovak, policia hedh gazlotsjellës

D V

Hulumtimi: Dy doza Pfizer apo AstraZeneca, efikase kundër Deltës!

N E

Kina nuk do një inspektim të dytë nga OBSH-ja

N E

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore në Afganistan kundër talebanëve

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...