Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Franca mbyll organizatën bamirëse muslimane BarakaCity

Zhurnal Ads

Në vazhdën e protestave dhe dënimeve në rritje kundër retorikës antiislame në Francë, autoritetet franceze mbyllën sot një nga organizatat më të mëdha bamirëse muslimane, BarakaCity, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin konfirmoi zhvillimin në Twitter, duke publikuar një dekret të hollësishëm të dakorduar gjatë takimit të Këshillit të Ministrave.

Ai pretendoi se OJQ-ja ka lidhje me “lëvizjet radikale islamike” dhe i akuzoi ata për “legjitimimin e sulmeve terroriste”. Organizata mohon akuzat.

Më 14 tetor, policia bastisi shtëpinë e Idriss Sihamedi, themeluesit të organizatës, dhe e arrestoi atë. Ai u la i lirë një ditë më pas.

Bastisja ishte një nga të shumtat që ndodhën në gjithë Francën pas njoftimit të presidentit Emmanuel Macron për të luftuar “separatizmin islamist” në vend, në një fjalim të diskutueshëm në të cilin ai përshkroi Islamin si “një fe në krizë në gjithë botën”.

Tensionet janë përshkallëzuar më tej që nga vrasja e një mësuesi të shkollës së mesme, Samuel Patty, më 16 tetor, i cili tregoi karikatura fyese të Profetit Muhamed në klasë.

Karikaturat fyese nga Charlie Hebdo, një revistë javore franceze, u shfaqën gjithashtu në ndërtesa në disa qytete.

Macron ka mbrojtur karikaturat, duke thënë se Franca “nuk do të heqë dorë nga karikaturat”, duke shkaktuar zemërim në gjithë botën muslimane.

Përveç dënimeve nga Turqia, Irani dhe Pakistani, ndër të tjera, ka pasur thirrje për të bojkotuar produktet franceze, protesta, si dhe sulme mbi faqet franceze të internetit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

1.56 miliard maska kanë përfunduar në oqeane

T E

Zonja e parë e Francës rezulton pozitiv me Covid 19

T E

Gjermani raporton mbi 17 mijë raste të reja me COVID-19

S.B.

Afrikë, shkon në mbi 2 milionë e 230 mijë numri i rasteve me COVID-19

S.B.

Vdes kryenegociatori i palestinezëve në bisedimet e paqes me Izraelin

S.B.

Izraeli nuk vaksinon të burgosurit palestinezë kundër COVID-19

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...