Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Franca me 29.344 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit

Franca ka regjistruar 29.344 raste të reja me Coronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Insajderi.

Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, në vend janë regjistruar 140 të vdekur nga virusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 100.762. Ndërsa me 29.344 rastet e reja numri gjithsej i rasteve ka arritur në 5.289.526 persona të infektuar.

Përfshirë 5.893 persona në kujdes intensiv, aktualisht në spitale trajtohen 30.789 pacientë të infektuar, ndërsa numri i të shëruarve në vend ka arritur në 320.575 me 482 shërime të reja.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 janë vaksinuar 12.556.263 persona, duke përfshirë 4.540.008 që kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

Në anën tjetër, sipas lajmeve në shtypin francez, një qendër e vaksinimeve në qytetin Nice kishte synuar që të vaksinonte me AstraZeneca 4 mijë persona gjatë fundjavës, por që vetëm 58 njerëz kishin aplikuar për kryerjen e vaksinës dhe se për këtë arsye qendra u mbyll.

Postime të ngjashme

Gjermania kundërshton propozimin e mbështetur nga SHBA-ja për të hequr dorë nga patentat për vaksinat kundër KOVID-19

N E

Në Francë nga 12 maji të gjithë qytetarët pa dallim moshe kanë të drejtë të aplikojnë për t’u vaksinuar

N E

Ish-presidenti i Maldiveve plagoset në një shpërthim

N E

Qetësohet situata në ishullin e Jersey, anijet luftarake Franceze dhe Britanike tërhiqen

N E

Presidenti Slloven: E dimë nga përvoja se ndryshimet e kufijve në këtë pjesë të Evropës nuk zhvillohen pa flijime

N E

Dendias: SHBA do të ishin partneri ideal për të bindur Turqinë të pranojë Konventën e Detit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...