Franca në kaos, Griezmann kritikon zgjedhjet e Deschamps

nga Xh M

Italia mundi Francën për herë të parë pas 70 vitesh në transfertë duke destabilizuar transalpinët.

Sipas “L’Equipe” largimi i menjëherëshëm i Mike Maignan nga fusha ishte një sinjal i qartë, i cili tregon konfliktin e lindur në grupin e drejtuar nga Didier Deschamps.

Sipas “L’Equipe” portieri ishte i tërbuar me shokët e ekipit për shkak se kishin treguar pak dëshirë për të fituar dhe kishte vlerësuar Italinë për dëshirën për të fituar.

Ndërsa Konate ka konfirmuar për “Telefoot” se portieri në dhomat e zhveshjes ka ftuar disa prej lojtarëve të mëdhenj të Kombëtares franceze që të dërgojnë nivelin e lojës së tyre në lartësinë e emrit.

Këtë situatë nuk e ndihmon as intervista e Griezmann për “Marca”-n. Sulmuesi ka kritikuar hapur vendimin e komisarit teknik kur e la në stol. Sipas tij Deshamps ka treguar mungesë besimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More