Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Franca njoftoi se po heton dhjetëra xhami të dyshuara për separatizëm islamik

Qeveria franceze ka nisur veprimtari të paprecedentë kundër “separatizmit islamik” pas disa sulmeve terroriste nga persona me motive fanatike islamike këtë vjeshtë. Ishte ministri i brendshëm i Francës Gerald Darmanin që njoftoi se po hetojnë dhjetëra xhami që dyshohen se po nxisin ideologji islamiste, transmeton Gazeta Metro.

Darmanin tha 76 xhami prej 2600 objekteve religjioze myslimane në Francë janë identifikuar si kërcënime të mundshme të sigurisë dhe ndaj vlerave franceze republikane. Aty ku konfirmohen dyshimet, xhamitë do të mbyllen shtoi ministri francez.

Hetuesit do të shqyrtojnë financat e xhamive dhe imamët që përcaktohen si të dyshimtë dhe do të kërkojnë për dëshmi, mes tjerash, edhe për shkolla islamike për fëmijë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar për rrezikun e asaj që e quan ‘separatizëm islamik’ dhe sfidën ndaj republikës sekulare franceze. Vlerat themelore franceze si liria e besimit, barazia gjinore dhe liria e shprehjes po kërcënohen në disa zona lokale kishte thënë ai.

Disa prej liderëve fetar të komunitetit mysliman megjithëse kanë mbështetur luftën kundër ekstremizmit islamist të qeverisë franceze kanë paralajmëruar që të mos përfshihen padashur shumica e besimtarëve të tyre me “nxitësit e urrejtjes”.

Postime të ngjashme

Armenia përballet me tensione politike dhe plagët e luftës

T E

Dyshime për sulm terrorist në Suedi/ 8 persona të plagosur me thikë

T E

Së paku 33 të vdekur në protestat në Birmani

T E

Njeriu që i shpëtoi tragjedisë me aeroplan

T E

Irak, sulm me raketë në një bazë usahtarake amerikane

S.B.

Raportet: Gjermania do të përgjojë partinë e ekstremit të djathtë AfD

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...