Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Franca nuk përjashton një mbyllje të tretë

Franca ka deklaruar se një mbyllje e tretë është e mundur nëse rastet e koronavirusit në vend vazhdojnë të rriten.

Të dielën Franca nisi fushatën e saj të vaksinimit mes frikës për një rritje të mundshme të rasteve pas Krishtlindjes.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, tha  për Journal du Dimanche:” Ne kurrë nuk do të përjashtojmë masat për të mbrojtur vendin.”

“Kjo nuk do të thotë që ne kemi marrë një vendim, por jemi duke ndjekur situatën orë pas ore.”

Franca ka konfirmuar rreth 15.000 raste të reja në ditë dhe të premten konfirmoi rastin e parë të variantit të ri të virusit.

Suedia dhe Spanja gjithashtu kanë konfirmuar raste të virusit të ri, për të cilin ekspertët kanë frikë se është më ngjitës. Kjo bëri që më shumë se 50 vende të vendosnin kufizime të udhëtimit më Anglinë, shtetin ku u zbulua varianti i ri i koronavirusit.

Postime të ngjashme

Republika Çeke: Kina ka miratuar kërkesën për ofrimin e vaksinave COVID-19

R Zh

Vizita historike në Irak, Papa Françesku dhe kleriku shiit diskutojnë sigurinë e të krishterëve

T E

Aksident i rëndë me autobus në Poloni, gjashtë të vdekur

S.B.

Një i vdekur në protestat në Senegal kundër arrestimit të liderit opozitar

T E

A janë prekur më fort nga koronavirusi emigrantët në Gjermani?

T E

Moldavia bëhet vendi i parë evropian që merr vaksinat Covid-19 sipas skemës COVAX

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...