Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Franca raporton rastin e parë me variantin e ri të COVID-19

Franca ka konfirmuar rastin e parë të variantit të ri të koronavirusit që u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas CNN, lajmi u bë i ditur të premten, nga zyrtarët shëndetësorë francezë.

Personi i infektuar është një shtetas francez që jeton në Angli. Ai u largua fundjavën e kaluar nga Londra për në qytetin francez Tours, derisa u shtrua në spital të hënën, shkruan tg.

“Personi është asimptomatik ndaj COVID-19, aktualisht ai gjendet i izoluar në shtëpi dhe është mirë”, thuhet në deklaratën e ministrisë së shëndetësisë franceze.

Varianti i ri i koronavirusit i cili u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, tashmë është vërejtur edhe në disa vende të tjera të botës.
Ekspertët vlerësojnë se ky variant thuhet të jetë më i transmetueshëm se llojet e tjera./BW

Postime të ngjashme

Kush është mjeku shqiptar që tentoi ta shpëtojë Kryetarin e Zagrebit që vdiq pardje

T E

Dilema false e rrezikut pas vaksinimit

T E

Masa më të ashpra kundër Coronavirusit në Malin e Zi

T E

Macron: Të nevojshme edhe disa javë para lehtësimit të masave antiCOVID-19

T E

Sllovakia pranon dozat e para të vaksinës ruse

T E

Orban kërcënon të nxjerrë partinë e tij nga grupi i Partisë Popullore Evropiane

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...