Franca vaksinon mbi 50 milionë qytetarë

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka njoftuar se numri i qytetarëve që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19 ka kaluar mbi 50 milionë.

Këtë shifër qeveria franceze kishte synuar ta mbërrinte në fund të muajit gusht.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Macron tha se “vaksina shpëton jetë, kurse virusi vret, është kaq e thjeshtë”.

Pas një fillimi të ngadaltë, Franca tani ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit në botë.

Rreth 3,000 punonjës shëndetësorë në Francë u pezulluan nga puna, pasi nuk ishin të vaksinuar kundër koronavirusit.

Autoritetet thonë se shumica e të shtruarve në spital javëve të fundit, janë pacientë të pavaksinuar.

Që nga fillimi i pandemisë, Franca ka konfirmuar mbi 113,000 viktima nga koronavirusi.

Related posts

Rrëzohet një aeroplan në Suedi, raportohet për disa të vdekur

D V

Shkon në 27 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve në Turqi

Redaksia

Samit i BE për pandeminë dhe marrëdhëniet me Turqinë dhe Rusinë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More