Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Franca vendi i parë evropian me mbi 2 mln të infektuar

Është dyfishuar numri i njerëzve në depresion që nga fundi i shtatorit dhe fillimi i nëntorit në Francë. Kjo u konfirmua nga drejtori i përgjithshëm i Shëndetit Publik Francez, Jerome Salomon, gjatë një conference për shtyp mbrëmjen e sotme.

“Ne të gjithë duhet të jemi të vëmendshëm ndaj pasojave të epidemisë në shëndetin mendor të popullsisë”, tha Salomon, sipas të cilit dyfishimi ndodhi “në të gjithë popullsinë mes fundit të shtatorit dhe fillimit të nëntorit”.

Sipas tij ky fenomen u pa veçanërisht te njerëzit me probleme ekonomike, ose me një histori të çrregullimeve psikiatrike.

“Ne të gjithë mund të ndjehemi të shqetësuar, shtoi ai, duhet të kujdeseni për veten, të mbani lidhje me shoqëruesin tuaj, të ndihmoni ata që kanë nevojë, të mos qëndroni të lidhur  me lajmet gjatë gjithë ditës, të kufizoni konsumin e alkoolit dhe duhanit dhe mos hezitoni të konsultoheni me një mjek”.

Këtë të martë, vendi tejkaloi dy milionë infeksione që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, me saktësisht 2,036,755 raste të konfirmuara, sipas Shëndetit Publik Francez, duke u bërë vendi i parë evropian që kalon këtë prag simbolik.

Në Evropë, vendi më i prekur pas Francës është Spanja, e cila ka gati një milion e gjysmë raste të konfirmuara, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, me gati 1,400,000 raste dhe Italia me më shumë se 1,200,000 infeksione që nga fillimi i epidemisë.

Postime të ngjashme

Gjermania tërheq një togë nga misioni i NATO-s në Lituani

Dafina Vidishiqi

Dhjetëra policë gjermanë plagosen pas një beteje të ashpër me disa qytetarë

Dafina Vidishiqi

Erdogan do të pësonte humbje, do të fitonte opozita e bashkuar – nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën

Dafina Vidishiqi

Putin dakordohet me Biden për rifillimin e bisedimeve mbi kontrollin e armëve

Dafina Vidishiqi

Biden flet pas takimit me Putinin: Unë bëra atë që erdha të bëj

Dafina Vidishiqi

Borrell: Qeveria ruse dëshiron të destabilizojë Bashkimin Evropian dhe anëtarët e tij

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...