Francë/ Dita e Bastijës, Emmanuel Macron udhëheq paradën ushtarake

Franca kremton sot Ditën e Pavarësisë. Presidenti Emmanuel Macron, udhëhoqi paradën ushtarake për festën kombëtare, duke shënuar kështu eventin e parë tradicional për Ditën e Bastijës që prej përhapjes së koronavirusit.

 

Shefi i Elysee hipi në një makinë ushtarake dhe përshëndeti pjesëmarrësit dhe publikun e mbledhur në bulevardin “Champs Elysees” të Parisit për të ndjekur nga afër paradën. Dukshëm, kjo u kishte munguar zyrtarëve dhe francezëve.

Ky vit shënon rikthimin e paradës ushtarake, pasi në celebrimet e kaluara u zëvendësua me një event me shumë pak pjesëmarrës për shkak të krizës shëndetësore nga COVID-19.

Ishte hera e parë që prej Luftës së Dytë Botërore që Franca nuk mbante paradën tradicionale në rrugët e Parisit. Në marshimin e këtij viti morën pjesë mbi 5 mijë forca dhe mjete të tjera luftarake.

Ai nisi nga Harku i Triumfit dhe përfundoi në sheshin Concorde, ku u mbajt dhe një ceremoni. Aty u nderuan dhe forcat ushtarake të Francës që kryen operacione me kolegë nga 8 vende të tjera evropiane në Mali./21media

Related posts

Dritan Abazoviq: Unë mund ta përmbysë Qeverinë e Malit të Zi

N E

Biden kërkon që secilit person të vaksinuar t’i ndahen 100 dollarë

D V

Shtëpia e Bardhë: 17 mijë të evakuuar nga Kabuli prej 14 gushtit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com