Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Francë, karantinë 10-ditore për udhëtarët nga 5 vende

Të gjithë pasagjerët nga Brazili, India, Kili, Afrika e Jugut dhe Argjentina do t’i nënshtrohen një karantine 10-ditore kur të mbërrijnë në Francë, pavarësisht rezultatit të testit COVID-19, njoftoi ministri i Brendshëm Gerald Darmanin.

“Dekreti i karantinës do të zbatohet në vend të angazhimit për të respektuar një izolim 7-ditor që duhet të merret nga udhëtarët që mbërrijnë në Francë”, tha ministri në një konferencë shtypi.

“Këta të fundit do të duhet ta justifikojnë ardhjen e tyre me një testi PCR negativ jo më të vjetërs se 36 orë  dhe do të testohen sistematikisht  me një test antigjeni”, shto ai.

Sipas rregullores së re, për të ardhur në Francë nga këto vende, vetëm shtetasit francezë dhe europianët që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Francë do të mund të hyjnë në territorin kombëtar.

Para se të hipin në avion, pasagjerët duhet të deklarojnë në linjën ajrore vendin e tyre të karantinës në Francë dhe të sigurojnë prova të ekzistencës së këtij vendi (dëshmi e adresës, rezervim hoteli).

Nëse këto dokumente mbështetëse nuk janë bindëse, linja ajrore mund të refuzojë hipjen e udhëtarit në avion.

Një kontroll i ri i këtyre dokumenteve mbështetëse do të bëhet gjatë mbërritjes. /atsh

Postime të ngjashme

65 palesinezë dhe gjashtë izraelitë të vdekur nga konflikti katër ditorë në Gaza

N E

Në 24 orët e fundit Meksika ka regjistruar 267 viktima nga Kovid-19

N E

Spanja pret rreth 45 milionë turistë të huaj këtë vit

N E

Lehtësohen masat kufizuese, Greqi do të lejohen dasmat dhe pagëzimet, por me disa rregulla specifike

N E

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi takimin urgjent për situatën në Jerusalem

N E

Bullgaria me qeveri tranzitore deri në zgjedhjet e parakohshme në korrik

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...