Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Francë, kryhet transplanti i parë i të dy krahëve tek një pacient

Rreth 20 vjet pas një aksidenti që i kushtoi amputimin e të dy gjymtyrëve, një islandez është njeriu i parë në botë që i nënshtrohet një transplanti të dyfishtë të shpatullave dhe krahëve.

I operuar në Lion të Francës, në fillim të këtij muaji, pacienti po e rimerr veten shumë shpejt.

Lajmi u konfirmua nga ekipi i mjekëve që po e ndjekin, në një konferencë për shtyp. Ai nuk pati asnjë komplikacion, edhe pse ende nuk ka asnjë siguri për faktin se kur do të ketë mundësi të lëvizë krahët e tij të rinj.

Por një nga kirurgët që drejtoi operacionin, u shpreh se ndërhyrja ishte një arritje e madhe, “përpos   faktit se i ishte dhënë një njeriu diçka e rëndësishme që i mungonte prej kohësh”, – ka thënë Aram Grazarian, kirurgu kryesor që drejtoi operacionin, i cituar nga “The Guardian”.

Për të reduktuar në maksimum kohën e tranzicionit mes dhuruesit dhe marrësit, u përfshinë katër ekipe kirurgësh.

Postime të ngjashme

65 palesinezë dhe gjashtë izraelitë të vdekur nga konflikti katër ditorë në Gaza

N E

Në 24 orët e fundit Meksika ka regjistruar 267 viktima nga Kovid-19

N E

Spanja pret rreth 45 milionë turistë të huaj këtë vit

N E

Lehtësohen masat kufizuese, Greqi do të lejohen dasmat dhe pagëzimet, por me disa rregulla specifike

N E

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi takimin urgjent për situatën në Jerusalem

N E

Bullgaria me qeveri tranzitore deri në zgjedhjet e parakohshme në korrik

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...