Francë/ Macron humbet në zgjedhjet rajonale, bie mbështetja ndaj ekstremit të djathtë

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.

Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans bashkë me kampin konservator-liberal ka marrë 28% të votave. Për liderin konservator Christian Jacob partia e kreut të shtetit pësoi “një dështim të pashembullt.”

Pothuajse 46 milionë njerëz kishin të drejtën të votojnë në zgjedhjet lokale për pushtetin në rajone. Zgjedhjet u mbajtën njëkohësisht për pushtetet rajonale dhe për parlamentet vendore, që është testi i fundit në mbarë vendin para zgjedhjeve presidenciale që mbahen në pranverën e ardhshme. Ndaj rezultati i votimit shikohet me shumë vëmendje në Paris – dhe jo vetëm atje, thotë DW. Shqetësimi kryesor ishte ai i një avancimi të madh të ekstremit të djathtë, por as kjo nuk ndodhi: Fronti Nacional i Marine le Pen mbeti shumë prapa pritshmërive të saj duke marrë vetëm 19% të votave.

Vëzhguesit i kanë parë këto zgjedhje si një lloj dueli mes Le Penit dhe presidentit aktual Emmanuel Macron. E tillë situata mendohet të jetë dhe për zgjedhjet e përgjithshme, vetëm se diferenca mes tyre do të jetë shumë më e ngushtë. Nëse ekstremi i djathtë do të fitonte zgjedhjet rajonale, do të kishte shkaktuar një tërmet të vërtetë në politikën franceze.

Related posts

BE-ja nuk i njeh të gjitha vaksinat kundër Kovid-19

N E

Burri vret gruan e tij në Indi duke ia vendosur kobrën në shtrat derisa ajo po flinte

D V

SHBA: U takon forcave afgane që të mbrojnë shtetin

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More