Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Francë, më e keqja kaloi/ Macron-i: Të ruhemi nga vala tjetër

Franca nis këtë fundjavë lehtësimin e masave kundër pandemisë, duke përfshirë këtu dhe hapjen e disa dyqaneve, njoftoi presidenti Emmanuel Macron.

Shefi i Elizesë shtoi se njerëzit do të jenë në gjendje të shijojnë momentet e festave bashkë me të familjet e tyre në periudhën e Krishtlindjeve, por baret dhe restorantet sipas tij do të mbeten të mbyllura deri në 20 janar. Më e keqja e valës së dytë në vend sipas kreut te shtetit, tashmë mund të thuhet se ka kaluar, edhe pse në fjalimin televiziv drejtuar vendit theksoi se duhet bërë kujdes për të shmangur një valë të tretë.

“Duhet të bëjmë ç’është e mundur që të parandalojnë një valë te tretë dhe një karantinë të tretë. Nëse deri në 15 dhjetor infektimet e reja dhe shtrimet në spital do të jenë në nivele të qëndrueshme, atëherë bllokimi mund të hiqet në masë më të madhe. Do të jemi në gjendje të lëvizim përsëri pa autorizim, përfshirë dhe udhëtimet mes rajoneve dhe  t’i kalojmë Krishtlindjet me familjet tona. Unë i bëj megjithatë apel ndjenjës tuaj të përgjegjësisë: kjo sigurisht nuk do të jetë një festë Krishtlindjeje si të tjerat”, tha Macron.

Të hënën, Franca raportoi 4,452 raste të reja me Covid-19, numri më i ulët ky që prej shtatorit. Macron tha se suksesi i vaksinave ofron një rreze shprese dhe se Franca do të synojë ta nisë vaksinimin në fund të dhjetorit e në fillim të janarit, duke nisur me të moshuarit dhe personat më të cënueshëm nga sëmundja.

Postime të ngjashme

Sulmohet me raketa baza amerikane në Irak

Lea Muslija

Amerika bllokon pranimin e Ukrainës në NATO?

Lea Muslija

Rusia “zbutet” e para, kthen ambasadorin në Washington pas takimit Biden-Putin

Lea Muslija

Paralajmëron OBSH: Bëni kujdes, pandemia s’ka marrë fund

Lea Muslija

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...