Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Francë, shkaktohet panik nga “gripi i shpendëve”

Pas ishullit të Korsikës, ku qindra pula u mbytën për shkak të gripit të shpendëve, raste janë zbuluar gjithashtu në një fermë pulash në qytetin Yvelines, tha Ministria e Bujqësisë

Në Francë, një prej vendeve më të prekura nga pandemia e koronavirusit (COVID-19) në Evropë, është shkaktuar panik pasi raste të gripit të shpendëve janë regjistruar edhe në një qytet të dytë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Bujqësisë, në një deklaratë në të cilën citohet Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Shëndetësore (Anses), tha se pas ishullit të Korsikës, ku qindra pula u mbytën për shkak të gripit të shpendëve, raste janë zbuluar gjithashtu në një fermë pulash në qytetin Yvelines.

Në deklaratë thuhet se ekspertët e Anses-it po përpiqen të përcaktojnë lidhjet midis dy epidemive.

Nga ana tjetër, qeveria ka urdhëruar rritjen e masave kombëtare për të parandaluar përhapjen e gripit te kafshët e tjera në rajon.

Në fillim të nëntorit, autoritetet kërkuan që në 45 rajone, shpendët e koteceve të karantinoheshin ose mbroheshin me rrjetë sigurie pasi shpendët shtegtarë që kalojnë në këto zona mund të mbartin gripin e shpendëve. Shitja e pulave të gjalla në tregje dhe përdorimi i zogjve të gjahut nga gjuetarët gjithashtu janë ndaluar.

Në rajonet e Francës Jugperëndimore, miliona kafshë u mbytën në dy epidemi të gripit të shpendëve gjatë dimrit, më 2015-2016 dhe 2016-2017.

Sëmundja kishte shkaktuar dëme prej miliona dollarësh në të ardhurat e eksportit të Francës.

Postime të ngjashme

Sulmohet me raketa baza amerikane në Irak

Lea Muslija

Amerika bllokon pranimin e Ukrainës në NATO?

Lea Muslija

Rusia “zbutet” e para, kthen ambasadorin në Washington pas takimit Biden-Putin

Lea Muslija

Paralajmëron OBSH: Bëni kujdes, pandemia s’ka marrë fund

Lea Muslija

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...