Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Francë, shkon në mbi 2.1 milionë numri i rasteve me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 22.882 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një deklaratë nga Institucioni i Shëndetit Publik thuhet se me 22.882 raste të shënuara në 24 orët e fundit numri i rasteve ka arritur në 2.109.170.

Bëhet e ditur se në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19 në vend kanë humbur jetën në spitale 386 persona dhe 757 persona në shtëpitë e kujdesit gjatë 3 ditëve të fundit duke e rritur numrin e viktimave në 48.265.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 31.906 persona prej të cilëve 4.582 në kujdesin intensiv ndërkohë që me 1.952 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 149.521. Norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 në vend është njoftuar të jetë 15 për qind.

Zëvendëskryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Souyris në një deklaratë njoftoi se që nga janari 2021 kanë planifikuar të vaksinojnë 30-40 për qind të qytetarëve të Parisit me vaksinën kundër COVID-19.

“Fillimisht do të vaksinohen personat mbi 65 vjeç dhe ato që janë në grupin e rrezikut”, tha Souyris e cila shtoi se qytetarët e Parisit do të vaksinohen në rast se vaksina do të jetë gati muajin e ardhshëm.

Postime të ngjashme

Bombardohet një treg në një qytet në Etiopi, 43 njerëz u vranë dhe 33 janë zhdukur

Dafina Vidishiqi

Avokatët e Navalnyt publikuan ​​detaje të vendimit mbi ekstremizmin

Dafina Vidishiqi

Izraeli paralajmëron masa për shkak të variantit Delta

Dafina Vidishiqi

Përgjaket mbledhja e prindërve me zyrtarët e arsimit në Virginia

Dafina Vidishiqi

Blinken: Rrjedha Veriore 2, një projekt gjeopolitik rus

Dafina Vidishiqi

Izetbegoviq i thotë Vuçiqit: Kosova dhe Republika Serbe nuk mund të krahasohen, ju kryet gjenocid në Kosovë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...