FRASH i “lulëzon” gropat e rrugëve të Tetovës!

Shkup, 2 tetor – Të rinjtë e Aleancës për Shqiptarët mbrëmë në një aksion të ndërmarrë  kanë mbuluar disa gropa të rrugëve të Tetovës duke vendosur lule. Ky  gjest nga FRASH ka tërhequr vëmendjen e qytarëve. Me këtë aktivitet  FRASH i përcjell mesazh edhe kryetares së Komunës së Tetovës dhe  kandidate për kryetare të Komunës së Tetovës, zonjës Teuta Arifi për  gropat e thella  në rrugët e qytetit në të cilat mund të mbjellen edhe lule.

Ky aksion nga FRASH vjen  për të ironizuar edhe me agjendën e  gjelbër të BDI-së të cilët e proklamojnë si agjendë për zgjedhjet  lokale, ndërsa qytetarët në të gjitha komunat janë dëshmitarë se si  kanë menaxhuar Kryetarët e Komunave të BDI duke i lënë rrugët me  mbeturina, me gropa dhe pa asnjë sipërfaqe të gjelbëruar dhe park për fëmijët.

Related posts

Teuta Arifi: Do të vazhdojmë me ndërtimin e rrugës e së Banjës si dhe vendosjen e ndriçimit publik

Redaksia

Carovska: Dilni në zgjedhje dhe votoni për të vazhduar ndryshimet positive

D V

Rikthehet Rafis Aliti, e përkrah Teuta Arifin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More