Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Frika nga vaksina, qytetarët pre e dezinformatave

Shkup, 9 prill – Zhurnal – Informacionet për efektet anësore që po shfaqen pas vaksinimit antikovid, që në raste të caktuara rezulton me trombozë gjaku, kanë ngjallur te njerëzit një skeptiziëm dhe frikë nga marrja e vaksinës, në veçanti të asaj të Astra Zeneka, ndaj të cilës nuk janë imunë as qytetarët e Maqedonisë së Veriut, shkruan Zhural.

Me shumë gjasë, të ndikuar nga këto lajme, ditë më parë 20 mësues nuk u shfaqën në terminin e caktuar për vaksinim, dhe vetëm një ditë më vonë, autoritetet e vendit sollën një vendim që vaksina të mos u jepet personave më të ri se 60 vjeç.

Mjeku i specializuar, Adhurim Fazliu, për Zhurnal.mk thotë se Astra Zeneka është “viktimë” e transparencës së saj, pasi siç thotë, ka publikuar edhe të dhënat për efektet anësore, që tjerët i kanë fshehur.

“Paraqitja e disa rasteve me pasoja fatale neper disa vende te botes menjehere pas marrjes se vaksines Astra Zeneka ngriti alarmin ne maksimum sa që në disa vende përkohsisht u pezullua vaksinimi me për studime të tjera më të hollësishme. Përhapja e këtyre lajmeve nëpër mas media sigurisht se ndikoi edhe në vendin tonë, dhe rrjedhimisht të kemi rënie të interesit për vaksinim me këtë vaksinë”, thotë Fazliu.

Ai shton më tej se janë në pritje të protokoleve të reja përmes të cilave do të vendoset nëse Astra Zeneka të perdoret vetem për personat mbi moshen 65 vjeçare,kurse për moshat e reja të përdoren të gjitha vaksinat tjera .

Ndërkohë, çështja e vaksinimit me Astra Zeneka ka ngritur alarmin edhe në Bashkimin Evropian (BE), për çka ministrat e Shëndetësisë së vendeve anëtare mbajtën një takim të jashtëzakkonshëm virtual.

Kryesuesja, Portugalia, në letrën e saj thotë se “presin që të dhënat e EMA-s të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në planet kombëtare të vaksinimit, por edhe në besimin e qytetarëve tanë për vaksinat Kovid-19, në të cilën kërkohet një harmonizimim urgjent për të ndalur përhapjen e dezinformatave.

Sipas një ankete të realizuar së fundmi në vend, shumica e qytetarëve, gjithsej 39 për qind e preferojnë vaksinën Fajzer, ndërsa e dyta është vaksina Sputnik V me 21 për qind. Vaksinat Sinofarm preferohen pak, e cila preferohet nga 6 për qind e qytetarëve, më pas është Moderna, e cila preferohet nga 5 për qind e qytetarëve, ndërsa vaksina më pak e preferuar është Astra Zeneka, të cilën e preferojnë vetëm 3 për qind e qytetarëve. Njëzet e shtatë për qind e qytetarëve nuk e dinë ose nuk kanë asnjë përgjigje se cilën vaksinë e preferojnë.

Përfundimisht me sot, rreth 15.500 qytetarë të moshuar në vend janë vaksinuar me “AstraZeneka” dhe deri më tani nuk është raportuar asnjë reagim negativ nga vaksinimi, përveç rastit të raportuar të një vajze 28-vjeçare pas vaksinimit me këtë vaksinë në Serbi.

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...