Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Frika nga variantet e reja të Covid-19/ Izraeli ‘mbyll’ qiejt për të ndalur përhapjen

Izraeli njoftoi të dielën një ndalim një javor të fluturimeve në ardhje dhe në dalje në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit.

Masa hyn në fuqi mesnatën mes të hënës dhe të martës dhe mbetet e tillë deri të dielën. Përjashtime do të bëhen vetëm për avionët e mallrave apo ata të zjarrfikësve si edhe për transportin e trajtimeve mjekësore, funeraleve dhe procedurave ligjore. Një panel zyrtarësh të ministrisë së brendshme dhe shëndetësisë, do të përcaktojë rastet e përjashtueshme me kërkesë për nevoja humanitare ose personale.  Vendimi vjen ndërkohë që vendi është në izolimin e tij të tretë kombëtar të filluar nga fundi i dhjetorit dhe të zgjatur deri në fund të muajit për shkak të shtimit të numrit të viktimave të koronavirusit. Më herët të dielën kryeministri Benjamin Netanyahu kishte njoftuar qëllimin e qeverisë së tij për të mbyllur aeroportin pasi variantet e reja të koronavirusit janë pikasur në numra të mëdhenj.

Ne po mbyllim qiejt hermetikisht, me përjashtim të rasteve të rralla, për të parandaluar çdo hyrje të mutacioneve të virusit dhe për të garantuar progres në fushatën tonë të vaksinimit”, tha  Netanyahu.

Të dielën vonë, Ministria e Shëndetësisë tha se kishte identifikuar raste të një varianti koronavirusi me origjinë në Los Angeles. Edhe variante nga Afrika e Jugut dhe Britania janë konfirmuar në Izrael. Që nga fillimi i vaksinimit, muajin e shkuar, më shumë se 2.5 milionë izraelitë janë vaksinuar. Të shtunën nisi edhe vaksinimi i adoleshentëve të moshës 16-18 vjeç që duhet ti nënshtrohen provimeve të maturës.

Postime të ngjashme

Kancelarja Merkel, mbrojtja e klimës dhe katastrofat

D V

Anija me migrantë fundoset afër ishullit grek

D V

BE përsërit thirrjen kundër mohimit të gjenocidit në Srebrenicë

D V

JP Morgan bëhet banka e parë e madhe amerikane që pranon transaksione me kriptomonedha

D V

Protestuesit ia mësyjnë parlamentit sllovak, policia hedh gazlotsjellës

D V

Hulumtimi: Dy doza Pfizer apo AstraZeneca, efikase kundër Deltës!

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...