Frikë në Lindjen e Mesme, Irani paralajmëron hakmarrje për liderin e Hamasit: Gjaku s’do të shkojë dëm

nga D V

Raketa që i mori jetën liderit të Hamasit, Ismail Haniya, është goditur nga territore jashtë Iranit. Kështu raporton uebsajti libanez i lajmeve pro-Hezbollahut, al Mayadeen, duke cituar një burim iranian.

“Raketa e përdorur për të vrarë Haniya në një sulm në rezidencën e tij në Teheran u lëshua nga një vend tjetër dhe jo nga brenda Iranit”, mësohet të ketë thënë zyrtari.

Ndërkohë në reagimin e parë të Teheranit zyrtar për ngjarjen thuhet se vrasja e Haniya do të forcojë lidhjet midis Teheranit, Palestinës dhe rezistencës.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani gjithashtu kërcënoi ata që organizuan vrasjen, duke thënë se gjaku i liderit të vrarë të Hamasit “nuk do të shkojë dëm”.

Martirizimi i Haniya në Teheran do të forcojë lidhjen e thellë dhe të pathyeshme midis Teheranit, Palestinës dhe rezistencës“, shtoi Kanani, sipas medias shtetërore iraniane.

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit deklaroi se vrasja e Haniya “ishte një akt i neveritshëm dhe se autorët e tij do të marrin përgjigjen që meritojnë” .

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More