Fronti Europian hap shtabin në Kumanovë

nga Redaksia

Shkup, 8 prill – Në Kumanovë në prani të shumë qytetarëve u hap shtabi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare i Frontit Europian.

Në këtë eveniment i pranishëm ishte kandidati për president Bujar Osmani, bartësi i listës së kandidatëve për deputet në zonën e dytë zgjedhore, Sadulla Duraku, kandidatët për deputetë Skender Rexhepi Zejd, Elmi Aziri, Bastri Bajrami, Semra Karishiq, Fatime Osmanovska si dhe koordinatori i njësisë zgjedhore numër 2 dhe deputet Arbër Ademi.

“Fronti Europian është risia më e madhe e këtyre zgjedhjeve rëndësinë e së cilës do ta kuptojmë në të ardhmen pasi që sot Fronti Europian e ka vetëm nismën, është projekt afatgjatë që planifikojmë të funksionojë për zgjedhjet lokale, për zgjedhjet e ardhshme për shumë projekte e misione d.m.th Fronti Europian është më e mira që i ka ndodhur këtij shteti pas Marrëveshjes së Ohrit. Këto zgjedhje do vendosen me 24 Prill, kurse 8 Maji do të jetë vetëm korrja e fitores, do të jetë festa e suksesit”, tha Bujar Osmani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More