Fronti Europian hapi shtabin në Saraj

nga Redaksia

Saraj, 8 prill – Në bastionin e Bashkimit Demokratik për Integrim, në sheshin “Isa Boletini” në Saraj të Shkupit u hap Shtabi Komunal për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe parlamentare të 8 majit. Para një numri të madh qytetarësh programin dhe vizionin e frontit e shpalosën eksponentë të partive politike të koalicionit.

Të pranishëm ishin, zëvendës kryeministri Artan Grubi, bartësi i listës për deputet në Njësinë Zgjedhore numër I, Blerim Bexheti, kandidati për deputet Ilir Hasani, Rafiz Haliti, deputeti Arben Ziberi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Naim Bajrami, kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, kandidatja për deputete Hatixhe Topalli, kryetari i Lidhjes Demokratike Boshnjake dhe kandidat për deputetë Munir Kolashinac, kryetari degës së BDI-së Çair, Bekim Neziri dhe eksponentë të tjerë të “Frontit Europian”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More